Zbuluan se është lezbike, familja nxjerr nga ‘certifikata familjare’ atleten

Life style

Zbuluan se është lezbike, familja nxjerr nga ‘certifikata familjare’ atleten

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Emil Scheck me te dashuren

Një atlete ka marrë mijëra dollarë nga donacionet pasi deklaroi se prindërit e mohuan kur zbuluan se është lezbike.

Organi qeverisës i atletikës njoftoi se nuk do ta vendosë nën presion Emil Scheck që të zgjedhë mes pasionit dhe shkollimit. Emil deklaroi në një intervistë se u mohua nga familja pasi e ëma zbuloi fotografinë që kishte shpërndarë me të dashurën në rrjete sociale.

Mesazhi që mori nga mamaja ishte: “I dhashë fund me ty. Që nga ky moment, deklaroje veten të pavarur. Të lutem mos na kontakto ne apo motrat e vëllezërit e tu.”

Më pas, Emil duhet të zgjidhte në mes terapisë për prirjet seksuale apo shkollës. Kur u kthye në kampus, zbuloi se familja i kishte hequr të gjitha gjërat, përfshirë makinën dhe kujtimet e fëmijërisë.

Derisa mori donacionet, e dashura e ndihmoi me financimet duke i blerë ushqime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat