Një lugë nga kjo përzierje para gjumit dhe nuk do të zgjoheni më kurrë të lodhur

Life style

Një lugë nga kjo përzierje para gjumit dhe nuk do të zgjoheni më kurrë të lodhur

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Është mësë normale të mendosh se një gjumë i thellë me doemos të çlodhë, por në realitet, nuk ka të bëjë vetëm me kohën; është edhe cilësia e gjumit.

Një studim i kryer nga Fondacioni i Gjumit ka zbuluar se edhe pse mesatarja e amerikanëve flenë deri në 7 orë dhe 36 minuta çdo natë, 35% e tyre e raportojnë cilësinë e tyre të gjumit si ‘të varfër’.

20% e amerikanëve të anketuar thanë se zgjoheshin të lodhur dhe nuk ndiheshin energjikë ne mengjes.

Zgjidhja: mjaltë dhe kripë Himalaje

Përveç ndryshimeve të jetesës që ju mund të bëni për të rritur cilësinë e gjumit, mjalti dhe kripa e himalajes mund të bëjnë mrekulli për t’ju siguruar gjumë të thellë çdo natë, transmeton living.al.

Gjithçka që ju nevojitet janë 5 lugë mjaltë dhe një lugë çaji kripë Himalaje

Përzieni të dy përbërësit së bashku dhe ruajini në një kavanoz xhami. Kur të jeni gati për të shkuar në shtrat, merrni një lugë nga kjo përzierje dhe mbajeni nën gjuhë deri sa të shpërndahet natyrshëm.

Kripa e Himalajës përmban rreth 84 minerale, njëra prej të cilave është magnezi. Magnezi ul nivelin e kortizolit – hormonit të stresit , duke iu ndihmuar të relaksoheni dhe të bëni gjumë të thellë.

Sipas Health, Wild and Free, konsumi i një lugë mjalti para gjumit kontribuon në çlirimin e melatoninës në tru, i cili është një hormon i rëndësishëm i gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat