Shekerinska: Ushtria e gatshme, të vendoset në lokacione të caktuara

Maqedonia

Shekerinska: Ushtria e gatshme, të vendoset në lokacione të caktuara

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:31
Radmilla Shekerinska

MBËSHTETJA E ALEATËVE- TREGUES PËR RËNDËSINË E ANËTARËSIMIT NË NATO

Angazhimi i armatës në sferën e shëndetit publik dhe mbështetja nga aleatët e vendit,  tregoi se sa është e rëndësishme që kur jemi në telashe të mos jemi vetëm dhe sa i rëndësishëm ishte për vendin anëtarësimi në NATO këtë vit. Kështu u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke folur për kontributin që po jepet në këtë gjendje krize, me qëllim sigurinë e shëndetit publik.

Radmilla Shekerinska, Ministre e mbrojtjes

“Të hënën tashmë një numër I caktuar I mjekëve dhe motrave medicinale që kanë punuar ekskuzivisht për ushtrinë, tani tërësisht do të ndahen për kapacitetet e shëndetit publik dhe do të vendosen nëpër klinika të ndryshme, tashmë kemi siguruar autoambulanca që janë në dispozicion të ministrisë së shëndetësisë dhe shtëpive të shëndetit, ndërsa të premten, një sasi e madhe e testeve të shpejta që na u dhuruan neve nga ana e ministrisë së mbrojtjes së Norvegjisë, i ndamë me shëndetin publik.”

Shekerinska sqaroi se përse akoma nuk ka forca të ushtrisë në të gjithë territorin e shtetit, ajo nënvizoi se ushtria ka kapacitete, ka përvojë dhe është e gatshme në çdo moment që brenda 24 orëve të vendosen në lokacione të caktuara, nëse një gjë kërkohet me plan operativ.

Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes

“Në parim forcat e ushtrisë, bazohen në kërkimet nga ana e pushtetit civil, secilën herë, jo vetëm ne, por shtabi i krizës, presim këkesë  nga ministria e shëndetësisë dhe më tej MPB së bashku me armatën bëjnë plan operativ për vendosje. Tek një pjesë e spitaleve kjo ka filluar të premten, ndërsa tek një pjesë, plani ishte që në pajtueshmëri me turmat dhe presionin kjo që të fillojë gjatë javës, ne i kemi kapacitetet, i kemi njerëzit dhe e kemi përvojën dhe jemi të gatshëm në çdo moment për më pak se 24 orë të vendosemi në lokacionet e kërkuara.”

Pas shpalljes së gjendjes së krizës, përfaqësuesit e ushtrisë po sigurojnë rendin dhe sigurinë shtesë të klinikave dhe spitaleve me qendra kovid, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar në mënyrë shtesë edhe 12 specialistë dhe motra medicinale si mbështetje për personelin civil shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat