Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri 1 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 11 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.

Pritet që temperaturat ditore të shënojnë rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat