Moti sot në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:24
Ilustrim

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e përforcuar juglindore. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të përhapen kudo dhe do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 11 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar nga drejtimi juglindor. Në orët mbrëmjes dhe të natës do të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 14 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me reshje të përkohshme të shiut.

Gjatë natës drejt së hënës dhe të hënën reshjet do të jenë me intensitet më të fuqishëm, vende-vende të rrëmbyeshme (mbi 35 l/m2). Në male reshjet do të jenë të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat