Sela: BDI ka 62 vota, pres ta mbështes Ligjin për shtetësi

Maqedonia

Sela: BDI ka 62 vota, pres ta mbështes Ligjin për shtetësi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:27
Ziadin Sela

Kemi hequr arsyen “rrezikim i sigurisë së shtetit” për ata që nuk po mundin të marrin shtetësi, deklaroi në Click Plus, Ziadin Sela për propozimin për ndryshim të ligjit për shtetësi.

Sela më tej theksoi se e kanë përpiluar versionin final të Ligjit për shtetësinë dhe e kanë dërguar të te gjithë grupet parlamentare të partive politike.

“Ne e përpiluam versionin final të Ligjit dhe e kemi çuar si propozim edhe të grupi parlamentar i BDI-së, edhe te grupi parlamentar i LSDM-së edhe te i VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë kanë pasur mundësi të na bëjnë ndonjë vërejtje nuk ka pasur asnjë problem ne kemi qenë të gatshëm të ulemi t’i diskutojmë.

Por ato që kërkojmë ne janë çështje shumë të drejta”, deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat