Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet papengesa

Maqedonia

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet papengesa

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet papengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Nga LAMM informojnë se dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 50 metra ka në akset rrugore Tetovë – Gajre, Kërçovë – Presekë, si dhe në kalimet malore Gjavato dhe Bukovë, ndërsa në aksin rrugor Dibër – Strugë dukshmëria është deri 100 metra.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumejve dhe gryka, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për shembje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat