​18 viktima dhe 357 rate të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​18 viktima dhe 357 rate të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka bërë të ditur se në 24 orët janë kryer 1.387 testime për COVID-19 dhe prej tyre 357 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë, viktima më e re është vetëm 34-vjeç. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 689 persona.

Deri më tani në Maqedoninë Veriore janë kryer 380.616 testime për koronavirus, dhe pozitivë kanë rezultuar 78.305 persona.

Personat e shëruar janë 54.034, ndërsa e të vdekurve 2.292, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.979.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat