Blihen pesë anije për policinë e liqenit

Maqedonia

Blihen pesë anije për policinë e liqenit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Anije për policinë e liqenit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka blerë pesë objekte lundruese për policinë e liqenit.

Me këtë rast, ministri Oliver Spasovski tha se forcohen kapacitetet për mbrojtje të kufijve, sidomos në Liqenin e Ohrit.

“Kjo është blerja e parë që bëhet për herë të parë pas më shumë se 20 vite, ndërsa është edhe një shembull për përkushtimin tonë për të pajisur policinë dhe për të siguruar kushte maksimale për policët. Dua të falënderoj Republikën e Çekisë dhe ambasadën e tyre, të cilët viteve të fundit na kanë ndihmuar vazhdimisht për të arritur këtë qëllim”, tha Spasovski.

Dy pajisje lundruese janë blerë nga mjetet e MPB-së me vlerë prej 8.055.511 denarë, ndërsa tre të tjera janë blerë me donacion nga Çekia, në vlerë prej 8.144.074 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat