Zaev: Paketa e pestë do t’u ndihmojë qytetarëve që janë goditur më së shumti nga pandemia

Maqedonia

Zaev: Paketa e pestë do t’u ndihmojë qytetarëve që janë goditur më së shumti nga pandemia

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për paketën e pestë të paralajmëruar tha do të ketë një proces të konsultimeve me sindikatat, përfaqësuesit e partnerëve tjerë social, odat e ekonomike në mënyrë që me kujdes të shënjestroen masat e nevojshme.

Zaev tha se për këtë qëllim janë paraparë mjetet edhe në Buxhetin e vitit 2021.

Sipas tij, masat ekonomike mbështesin qytetarët që janë prekur më së shumti nga kriza e COVID-19 dhe se mbi një miliardë euro janë ndarë.

“U ndihmohet kategorive, personave aktiv që kërkojnë punë, punonjësve që marrin pagë deri në 15 mijë denarë, të rinjve, studentëve që fituan vauçerë”, tha Zaev.

Ai bëri thirrje që të gjithë ata që kanë fituar 6.000 denarë t’i shpenzojnë paratë në prodhime dhe shërbime të Maqedonisë për shkak se në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmojnë ekonominë vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat