VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Shilegovit përshkak problemit me ndotjen e ajrit

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Shilegovit përshkak problemit me ndotjen e ajrit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Ilustrim

Jo vetëm që janë të paaftë rreth ballafaqimit me korona-pandeminë, por nuk janë të aftë të ballafaqohen edhe me ndotjen e ajrit, akuzuan sot nga grupi i këshilltarëbve të VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit.

Nga kjo parti mes tjerash kërkojnë dorëheqjen e Shilegovit për shkak të paaftësisë së tij të përballet me ndotjen e ajrit.

“Shkupi edhe më tej po then rekorde në ndotjen e ajrit, as Shilegovi as cilido tjetër nga qeveria nuk i është me rëndësi kjo. Shkupi gjendet në listën e qyteteve më të ndotura në rajon. Kryeqyteti është ballë për ballë me qytetet në Indi, Pakistan, Indonezi dhe Kinë.

Shilegov të jep dorëheqje për shkak të paaftësisë të menaxhon me problemin kyç në Shkup”, thanë mes tjerash nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat