Osmani: Nuk mundem tërë mandatin tim ta kaloj vetëm me një çështje

Maqedonia

Osmani: Nuk mundem tërë mandatin tim ta kaloj vetëm me një çështje

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Bujar Osmani

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të kryesuar nga deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, konfirmoi se arsyeja e vetme pse Bullgaria bllokoi Marrëveshjen e Maqedonisë me Frontex ishte gjuha maqedonase.

Në pyetjet parlamentare, Ministri i Jashtëm tha se motivi i vetëm për emërimin e tij të ish-kryeministrit Vllado Buçkovski si Përfaqësues Special në Bullgari ishte se ai nuk mund të jap tërë energjinë për mosmarrëveshjet në baza ditore.

“Në 100 ditët e para të qeverisë së re, ne menduam se do ta kapërcenim këtë çështje, por unë nuk mund ta kaloj tërë mandatin për një çështje. Vllado Buckovski për përfaqësues special ishte ideja ime në koordinim me kryeministrin. Kjo do të kalojë 100 ditët e parashikuara për të kapërcyer këtë çështje. Unë isha ai që e promovova atë dhe shpresoj që Buçkovski të koordinojë planin e veprimit në baza ditore”, tha Osmani nga foltorja parlamentare.

Ai shtoi se idetë ende po shkëmbehen me Bullgarinë, por negociatat mbi atributet e identitetit të popullit maqedonas nuk do të pranohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat