Gjithsej 426 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Maqedonia

Gjithsej 426 persona po trajtohen për coronavirus në Shkup

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:31
Shkup

Në 24 orët e kaluara, 14 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 426 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fudnit, në klinikat interne janë pranuar gjashtë pacientë edhe atë nga një pacient nv Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën e Neurologjisë, të Gastroenerhepatoligjisë dhe Klinikës së syve si dhe dy pacientë në Klinikën e Dermatologjisë.

Kanë qenë 7 pranime të reja pacientësh në qendrën Kovide në spitalin “8 Shtatori”. 2 pacientë janë shtruar dje në spitalin e Klinikës Infektive.

Në 24 orët e kaluara, 19 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 103 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 133 pacientë.

Gjithsej 426 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat