Jonuz: Do të ishte mirë me zgjedhjet lokale të kemi dhe një palë zgjedhje parlamentare

Maqedonia

Jonuz: Do të ishte mirë me zgjedhjet lokale të kemi dhe një palë zgjedhje parlamentare

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Agim Jonuz

 Analisti politik, Agim Jonuz në një intervistë për “Lokalno” ka komentuar ndodhitë që karakterizuan vitin që po lëmë pas dhe mënyrën se si shteti po ballafaqohet me pandeminë.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe kërkesat e opozitës për qeveri të zgjeruar si dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale bashkë me ato të parakohëshme parlamentare

“Qeveri për shpëtim kombëtar në start nënkupton se shteti po fundoset. Nëse është ashtu, opozita nuk shoh se ka kapacitet që të shpëton vetveten, e lëre më shtetin. Për këtë shkak vlersojë se duhet, bashkë me zgjedhjet lokale të kemi edhe një palë zgjedhje parlamentare, në të cilën pa marrë parasysh, pas kësaj në një periudhë, do të ketë Qeveri në koalicion të gjërë”, thotë analisti Agim Jonuz, transmeton Zhurnal.mk.

Jonuz vlerson se rritja e Levicës ka të bëj me lustrimin e “on man show” të Apasievit dhe thotë se nuk është impakt serioz në skenën politike. Por, si edhe partitë tjera të vogla, Jonuz vlerson se Levica mund të luan kartën e shantazhit kur janë në pyetje sjellja e ligjeve të rëndësishme.

Lidhur me kontestin historik me Bullgarinë, ku pasoi dhe vetoja në BE për fillimin e negociatave, Jonuz vlerson se politikanët maqedonas tani janë në rradhë. Gjithashtu ai shton se momentalisht jemi larg nga ferplej mardhënie ndërkombëtare, të cilët i klasifikojmë si “fqinjësi e mirë”.

Në lidhje me Covid pandeminë, analisti Jonuz vlerson se Maqedonia e Veriut do të jetë ndër shtetet e fundit që do ti merr vaksinat dhe për këtë shkak ai kategorikisht thotë se nuk pajtohet me tezat se vendi jonë në raport me këtë çështje do të jetë “miu eksperimental”, transmeton Zhurnal.mk.

Ai mes tjerash thotë se duke pasur parasysh kapacitetin shëndetësorë të shtetit, vendi jonë shkëlqyeshëm po ballafaqohet me këtë pandemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat