Prodhuesit e duhanit ende të nervozuar, presin takim me ministrin Hoxha dhe me kryeministrin Zaev

Maqedonia

Prodhuesit e duhanit ende të nervozuar, presin takim me ministrin Hoxha dhe me kryeministrin Zaev

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:33
Foto Ilustrim

Duhanxhinjtë edhe më tej janë të pakënaqur nga blerja e duhanit, edhe pse kjo po zhvillohet pa pengesa. Janë paralajmëruar negociata të reja për javën e ardhshme nga lidhja për shoqata të bujqve, dhe bordit inicues të duhanprodhuesve me blerësit dhe institucionet qeveritare, sepse siç thonë, duhet të meret vendim në fazën finale të fushatës ku meren sasitë më të mëdha të duhanit, respektivisht 19.000 tonë.

Kryetari i lidhjes së shoqatave të bujqve, Mende Stomnaroski tha se nuk është ndryshuar asgjë, derisa çmimi i së njejtës është 167 denarë. Kërkesat siç thonë, janë dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë, inspektorati dhe kryeministri madje.

“Javën e ardhshme duhet të kemi mbledhje me ministrin e bujqësisë Hoxha, me kryeministrin. Në teren situata është pothuajse e pandryshueshme para festave. Ne kërkojmë të blehet sipas klasave, dhe jo sipas shifrave që një pjesë e kompanive e bëjnë këtë, të rritet dinamika, edhe pse minimalisht është rritur por nuk mjafton, ende nuk blehet teprica e duhanit, ndërsa duhet të bëhet, sipas premtimeve të ministrisë, të blehen edhe mbi 430 tonë nga kompania “Dalija tabak”, e cila nuk ka filluar me blerje. Shumë do të varet nga takimi i paralajmëruar me ministrinë e bujqësisë dhe me blerësit”, theksoi Stomnaroski.

Përfaqësuesi i bordit inicues, Igor Mirçeski thotë se mundi i duhanxhinjëve dhe lufta e tyre për zgjidhje të problemit ngelet deri në fund.

“Protestat janë në pushim, shumë varet nga takimi të mërkurën në ministrinë për bujqësi të cilën sapo na lajmëruan. Por problemet mund të vijnë kur të blehen sasitë e mëdha, sepse janë diku 20.000 tonë duhan. Atëherë, kur koha do të kalojë, do të ketë nervozë të madhe tek duhanxhijtë” ka deklaruar Mirçeski.

Për blerje deri në fund të shkurtit mbesin mbi 18.000 ton duhan. Deri tani janë blerë mbi 6300 tonë me çmim mesatar prej 167 denarëve për kilogram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat