Çfarë po fshihet? Maqedonia i vetmi vend në Evropë pa regjistrim të popullsisë

Maqedonia

Çfarë po fshihet? Maqedonia i vetmi vend në Evropë pa regjistrim të popullsisë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:17
Foto Ilustrim

Regjistrimi është operacion statistikor, ky është akt historik nga vlera më e lartë për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Për këtë, LSDM-ja dhe shumica parlamentare nuk pranojnë kurrfarë shantazhe nga ana e shkatërruesit dhe humbësit të dëshmuar Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së së tij.

Ligji nga Procedura kuvendore nuk do të tërhiqet, as nuk do të mbështesim propozime të paarsyeshme për anulim të regjistrimit

Por VMRO-DPMNE dhe shumë përfaqësues tjerë të politikës nuk e përjashtojnë dështimin e procesit të regjistrimin dhe shtyrjen edhe për një kohë të gjatë.

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rekord të pa parë – ajo është vendi i vetëm në Evropë në të cilin nuk është realizuar regjistrimi i popullsisë për më shumë se një dekadë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e dinë e saktë. Sipas një vlerësimi të Entit Shtetëror të Statistika në Maqedonia 2.072.490 banorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 80.6 banorë në kilometër katror.

Por, këto nuk janë statistika të sakta dhe zyrtare për faktin se tashmë 15 vite nuk është bërë regjistrimi i popullisë, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Evropianë.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 % maqedonas, 25,17 % shqiptarë, 3,85 % turq, 2,66 % romë, 1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë.
Organizatat ndërkombëtare, por edhe ato vendore kërkojnë që të realizohet regjistrimi për të pasur një pasqyrë të saktë për popullsinë si dhe aspektet se sa komunitete jetojnë, si janë trendet ekonomike dhe sociale si dhe shumë çështje tjera.

Por problem në vend është edhe fakti se sa është numri i votuesve në Maqedoni, pasi që nga 2,1 milion banorë, rreth 1, 8 milion janë votues. Ndërkohë gazeta e njohur “The Economist” duke u bazuar në të dhëna të besueshme shkruan se Maqedonia e Veriut nuk ka më shumë se 1 milion e gjysmë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat