Regjistrohen 157 shkelje në trafik, mes tyre 31 nga këmbësorët

Maqedonia

Regjistrohen 157 shkelje në trafik, mes tyre 31 nga këmbësorët

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:03
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 157 shkelje dhe atë:

10 shkelje për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 për përdorim të telefonit, 4 për vozitje në gjendje të dehur.

Janë regjistruar edhe 11 shkelje për tejkalim të shpejtësisë, 5 të tjera për kalim në të kuqe në semafor, 41 gjoba për parkim të parregullt.

Ndërkohë që janë gjobiture dhe 31 këmbësorë, të cilët gjithashtu kanë shkelur rregullat e trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat