Falsifikimi i patentave, s’ka kallëzime penale

Maqedonia

Falsifikimi i patentave, s’ka kallëzime penale

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Policia akoma nuk ka ngritur kallëzime penale ndaj personave të cilët dyshohen për falsifikimin e patentë shoferëve dhe lëshimin e tyre në përdorim pa kaluar filtrat e parapara me ligj. Prokuroria Publike njofton shkurt se për një rast të tillë nuk ka kallëzime penale.

Në përgjigjen e fundit, MPB ka potencuar se aksioni akoma është në zhvillim e sipër dhe se deri në përfundimin e tij nuk mund të jepen detaje.

Alsat ditë më parë raportoi për ekzistimin e një rrjeti përmes të cilëve janë dhënë patenta në favor të parave.

Hetimi është shtrirë brenda dhe jashtë MPB-së, ndërsa në procedurë është kyçur edhe Kontrolli i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat