Pronarët e restoranteve dhe muzikantët paralajmërojnë çdo ditë protesta në Shkup dhe qytete tjera

Maqedonia

Pronarët e restoranteve dhe muzikantët paralajmërojnë çdo ditë protesta në Shkup dhe qytete tjera

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Pronarët e restoranteve, klubeve të natës, foto-studiove dhe muzikantët sot përsëri protestuan dhe përsëritën kërkesat e tyre para qeverisë.

Ata kërkojnë që të hiqet ndalesa për punë dhe të punojnë sipas protokolleve më të rrepta. Ata janë të pakënaqur që nuk janë përfshirë në paketën e pestë të masave antikrizë dhe kërkojnë nga Qeveria që të bëjë një paketë të veçantë masash për to.

Ata njoftuan se nga e mërkura do të protestojnë çdo ditë pune në Shkup dhe qytete të tjera derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata përsëritën se janë operatorët e vetëm ekonomikë të cilët janë ndaluar nga aktiviteti i tyre kryesor që nga dita e parë e pandemisë dhe theksuan se me fondet e veta paguajnë pagat për punonjësit, shërbimet komunale dhe qiratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat