7 mijë euro gjobë për djegësit e flamurit bullgar në Vevçan

Maqedonia

7 mijë euro gjobë për djegësit e flamurit bullgar në Vevçan

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Për të pandehurin e parë në rastin e djegies së flamurit bullgar që ndodhi gjatë Karnavalit të Vevçanit, Prokuroria publike kërkoi që gjykata t’i shqiptojë dënim prej 7 mijë eurove.

Për dy të pandehurit e tjerë kërkohen gjoba me nga 5 mijë euro, deklaroi Prokuroria Publike.

Ata janë dënuar për veprën penale – “Shkelje  e reputacionit të një shteti të huaj” sipas nenit 181 të Kodit Penal. Njëri prej tyre dogji flamurin, ndërsa dy të tjerët e ngritën atë dhe e valonin ndërsa po digjej.

Ndryshe, Karnavali i Vevçanit këtë vit u mbajt me nismë të qytetarëve përkundër ndalimit të tubimeve për shkak të pandemisë, ndërsa kishte edhe ndërhyrje të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat