Xhaferi nesër takim me gazetarët

Maqedonia

Xhaferi nesër takim me gazetarët

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:36
Talat Xhaferi

Kuvendi është në bllokadë dhe si rrjedhojë nuk mbahen seanca plenare, por megjithatë, kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta realizojë edhe nesër takimin joformal të rregullt me gazetarët.

Takimi joformal që mbahet çdo të enjte të fundit, fillon në ora 10:00 dhe në kuadër të tij, njoftohen mediat për procedurat që janë në rrjedhë.

Kuvendi një kohë të gjatë nuk ka mbajtur seanca, edhe pse për dje në rend dite ishte Ligji për pakot ekonomike, sërish u tërhoq pas, pasi nuk ka kuorum.

Nga ana tjetër, situata rëndohet më shumë, për shkak se opozita shqiptare dhe ajo maqedonase i kanë bllokuar ligjet me amendamente.

Për nesër, është paralajmëruar edhe takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Nesër gjithashtu, do të mbahet edhe seanca e pyetjeve të deputetëve. Në të priten të marrin pjesë ministrat dhe kryeministrat, pasi deputetët kërkojnë nga ata përgjigje në lidhje me çështjet që sipas tyre u tangojnë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat