Vaksinimi i popullsisë në Maqedoni nis të mërkurën, do të bëhet në sallën sportive “Boris Trajkovski”

Maqedonia

Vaksinimi i popullsisë në Maqedoni nis të mërkurën, do të bëhet në sallën sportive “Boris Trajkovski”

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Salla sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nga nesër do të fillojë të përgatitet që në të të realizohet vaksinimi masiv i popullsisë.

Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të fillojë të mërkurën.

Në sallën “Boris Trajkovski” do të vendosen 30 pika të vaksinimit.

Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen imunizimit me AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.

Ndryshe, deri tani janë paraqitur 20 mijë persona, dhe të njëjtit do të thirren sot dhe nesër nga mjekët amë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat