MPB: Është caktuar paraburgim për Ismailoviqin, pritet të ekstradohet në Maqedoni

Maqedonia

MPB: Është caktuar paraburgim për Ismailoviqin, pritet të ekstradohet në Maqedoni

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme njofton se është caktuar masa e paraburgimit për Afrim Ismailovqin dhe se personi pritet të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.

“Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme ka marrë një njoftim nga kolegët kosovarë se Afrim Ismailoviq është arrestuar në territorin e Kosovës.

Për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe se ai ishte ndaluar për 48 orë.

Ne presim që Kosova të marrë një vendim mbi ekstradimin e personit”, thonë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat