Xhaferi: Kah mesi i majit pritet deputetët të kthehen në sallën për seanca plenare

Maqedonia

Xhaferi: Kah mesi i majit pritet deputetët të kthehen në sallën për seanca plenare

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:02
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar, se deri në ora 14:00, kundër Covid-19 janë vaksinuar 2/3 e deputetëve, ndërkaq ka shprehur bindjen, se gjatë mesit të muajit maj situata me Covid-19 në Kuvend pritet të normalizohet.

“Pres puna e Kuvendit të normalizohet kah mesi i majit. Të kthehemi në kushte normale për punë, në sallën e paraparë për seanca plenare ku ka sistem për votim elektronik”, tha Xhaferi.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e disa deputetëve, të cilët sot në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski”, thanë se janë “të zhgënjyer”, se pse nuk u vaksinuan me Pfizer, por me Sputnik.

Xhaferi në Televizionin Kanal 5 deklaroi, se nuk ka pasur premtim se deputetët do të vaksinohen me Pfizer.

“Nuk ka pasur premtim të tillë. E rëndësishme është që vaksinat të jenë efikase. Nuk duhet të politizohet imunizimi”, deklaroi Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat