Mariçiq ngushëllon Ristovskën: Do të ketë konkurse të tjera

Maqedonia

Mariçiq ngushëllon Ristovskën: Do të ketë konkurse të tjera

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:46
Mariçiq ngushëllon Ristovskën: Do të ketë konkurse të tjera

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq komentoi moszgjidhjen e Lençe Ristovskës në Prokurorinë e Lartë duke thënë se do të ketë edhe konkurse të tjera dhe se ajo do të mund të konkurrojë.

“Unë jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe zgjedhje të tjera të prokurorëve në nivele të ndryshme, ndërsa secili prokuror cilësor dhe i mirë që mund të dëshmohet mund të konkurrojë në të ardhmen dhe të zgjidhet”, tha Mariçiq.

Sipas tij, kjo nuk është konkursi ose shpallja e parë në të cilën zgjidhen prokurorët dhe se Këshilli i Prokurorëve ka mënyra dhe kritere se si vlerëson se cilët prokurorët do të zgjidhen.

Ndryshe, Lençe Ristovska e cila ishte prokurore në PSP dhe tani Prokurore e cila burgosi Mijallkovin me 12 vite burg, të enjten nuk u zgjedh në Prokurorinë e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat