Mihajllovska: Shtetit nuk i duhet Ligj për legalizim, por Ligj për urbanizim

Maqedonia

Mihajllovska: Shtetit nuk i duhet Ligj për legalizim, por Ligj për urbanizim

Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:52
Iskra Janovska

Arkitektja dhe anëtarja e Asociacionit të Arkitektëve, Iskra Janovska Mihajllovska sot në Top Tema tha shtetit nuk i duhet Ligji për legalizim, por Ligj për Urbanizim.

Sipas saj, nevojitet strategji e bazuar në numra të detajizuar, për shkak se legalizimi për 1 euro për 1 metër katror, nuk bën asgjë për t’i parandaluar ndërtuesit të cilët ndërtojnë pa leje.

“Na nevojitet një Ligji për urbanizim ku do të ketë analiza për komunat, të theksohen numrat e saktë, me numër të familjeve sociale dhe llojet e objekteve që janë pa leje”, tha ajo.

Ajo shton se diçka duhet të prishet dhe se nuk mund të vendosen të gjitha objektet në një kosh.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski nuk dekretoi Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje dhe e ktheu sërish në procedurë kuvendare duke theksuar vërejtjet e tij/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat