Filipçe: Kujdestaria e specializantëve privat do të paguhet nga 1800 deri 3600 denarë

Maqedonia

Filipçe: Kujdestaria e specializantëve privat do të paguhet nga 1800 deri 3600 denarë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:53
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit me mjekët specializantë privat njoftoi është arritur marrëveshje që të shteti të mbulojë sigurimin e plot shëndetësorë të tyre dhe se në të ardhmen kujdestaritë e këtyre mjekëve do të paguhen.

“Të gjithë specializantët privat që nuk kanë pasur sigurim shëndetësorë deri më tani, nga muaji qershor do të marrin shumë shtesë financiare me çka do të mbulohet sigurimi i plot i tyre shëndetësorë”.

“Është pranuar edhe kërkesa që të paguhen të gjitha kujdestaritë që ata i kryejnë si specializantë.

Shuma e kujdestarive sillet nga 1800 deri 3600 denarë, në varësi prej asaj nëse kryhet kujdestaria gjatë vikendit ose ndonjë dite normale”, tha mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat