Mickoski: Negociatat të hapen menjëherë, BE të mbajë premtimet

Maqedonia

Mickoski: Negociatat të hapen menjëherë, BE të mbajë premtimet

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:12
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski thotë se negociatat me Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë.

Ai thotë se Maqedonia tashmë i ka përmbushur kushtet për fillimin e negociatave me BE.

“Negociatat duhet të zhvillohen nesër, dhe BE duhet të përmbush premtimin e saj për këtë popull që menjëherë pas përmbushjes së kritereve me të cilat Zoran Zaev na poshtëroi si popull dhe komb, ne do të fillojmë rrugën për anëtarësim të plotë”, tha Mickoski.

Ai thotë se qëllimi i Zaevit është vetëm të marrë një datë për negociata, e cila është e ndryshme nga fillimi i negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat