Vazhdojnë punimet, Rrustemi: Duhet të përfundojë në fund të muajit qershor

Maqedonia

Vazhdojnë punimet, Rrustemi: Duhet të përfundojë në fund të muajit qershor

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:23
Ejup Rrustemi

Rruga e vjetër Tetovë-Shkup ka nisur të rikunstruohet në muajin gusht të vitit 2020 dhe akoma punimet nuk kanë përfunduar. Projekti quhet Karpallëk-Zhelinë dhe kap një gjatësi prej 12.2 kilometra. Kjo rrugë i përfshinë shumicën e fshatrave të komunës së Zhelinës dhe mos asfaltimi i saj, ua ka vështirësuar qarkullimin banorëve, sidomos gjatë stinës së dimrit.

“Mos pyet se sa e është, aq sa që s’mund ta mendosh.
A ua dëmton veturat?
“Kjo sa më e shpejtë të ndërtohet aq më mirë është, pasi që i prishëm të gjithë veturat shkuan kotë.”
“Do rregullohet.
Ua dëmton veturat?
“Kalo andej nuk dëmtohen, normal duhet punohet që ndërtohet”, deklaroi ky shofer.

Nga komuna e Zhelinës thonë se asfaltimi i kësaj rrugë ka nisur me kërkesë të tyre pasi aty nuk është intervenuar për 40 vite.

“Komuna e Zhelinës nga viti 2018 ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me “Rrugët shtetërore të Maqedonisë”, ne kemi kërkuar nga drejtori i atëhershëm Zoran Kitanov që kjo rrugë të projektohet dhe sa më shpejtë të realizohet pasi që te kjo rrugë për 40 vite nuk është intervenuar”, tha kryetari, Blerim Sejdiu.

Drejtor i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi thotë se punët janë duke u realizuar në afatin e duhur dhe se rruga duhet të përfundojë deri në fund të muajit qershor.

“Projekti Karpallëk-Shkup është duke u financuar nga BERZH dhe ka një vlerë prej 1 milion 645 mijë euro, ka një gjatësi prej 12.2 kilometra dhe është duke u bërë rehabilitimi i tërësishëm i rrugës. Afati kohor për përfundimin e punëve është qershori i vitit 2021”, njoftoi Rrustemi.

Sipas Rustemit komuna e Zhelinës ka lajmëruar për një situatë të re ku në vendin ku po punohet do të kalojë një kanal i ujërave të zeza edhe do të duhet të dalin ekipet në terren për të parë se si do shkojnë punët në asfaltimin e kësaj rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat