Aksident në Kërçovë, lëndohet rëndë një person

Maqedonia

Aksident në Kërçovë, lëndohet rëndë një person

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë ditës së djeshme në aksidentin e ndodhur në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes automjetit “BMW” me tabela të Gostivarit e drejtuar nga A.A (48) nga Vrapçishte dhe “Reno Clio” me tabela të Kërçovës e drejtuar nga L.B (54).

“Në aksident, me lëndime të rënda trupore ka mbetur shoferi L.B, ndërsa me lëndime më të lehta ka marrë S.B (43) nga Kërçova, bashkëudhëtar në “BMW””,t ha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i stacionit policor në Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat