RMV, iniciativë e re për referendum kundër digjitalizimit të librave

Maqedonia

RMV, iniciativë e re për referendum kundër digjitalizimit të librave

Më: 25 maj 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” prej sot e deri të enjten në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup dhe Manastir përsëri do të mbledhë nënshkrime për inicimin e një referendumi, për qytetarët të votojnë për projektligjin për tekstet shkollore dhe materialet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, pasi iniciativa e tyre nuk u pranua në Kuvend javën e kaluar për shkak se siç u shprehën nga Kuvendi, nënshkrimet nuk ishin mbledhur në përputhje me Ligjin për Referendumin.

“Nënshkrimet nuk janë mbledhur para një institucioni të autorizuar – njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, ku duhet të nënshkruhen gjatë orarit të punës dhe duhet vulë nga institucioni. Kjo është procedura, në atë mënyrë duhet të mblidhen 100 nënshkrime. Kur iniciativa të jetë në rregull, duhet ta paraqesin në Kuvend dhe brenda dy ditësh Komisioni për sistemin politik dhe komisioni juridiko-ligjvënës duhet të sjellin vendim për urdhr. Nëse dorëzohet në mënyrë të rregullt, procedura vazhdon më tej dhe dy komisionet i dërgojnë raport kryetarit të Kuvendit”, shpjegoi gjatë refuzimit deputetja Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit për sistemin politik.

Konkluzioni i Komisionit do t’i paraqitet kryetarit të Kuvendit, kurse në ndërkohë nënshkruesit e iniciativës kanë mundësi të mbledhin minimumin e kërkuar prej 100 nënshkrimeve në zyrat përkatëse, shtoi Mirakovska.

Prindërit që kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tekstet shkollore, disa ditë më parë në Kuvend paraqitën iniciativë për referendum, nga ku prisnin dritë jeshile për fillim të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi në nivelin shtetëror.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin e librave shkollorë, tashmë me javë të tëra javë ka ngjallur revoltë në mesin e prindërve, të cilët janë kundër tyre. Megjithatë MSh këmbëngul se digjitalizimi i librave është në të mirë dhe dobi të nxënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat