Aplikimi për mbështetje financiare në bujqësi, vazhdohet deri më 30 qershor

Maqedonia

Aplikimi për mbështetje financiare në bujqësi, vazhdohet deri më 30 qershor

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:38
Ilustrim

Qeveria në seancën e sotme, solli vendim.

Qeveria mori vendim për vazhdimin e afatit për aplikim për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2021 nga 31 maj në 30 qershor të vitit 2021.

Kjo me qëllim që të mundësohet të gjitha ekonomitë bujqësore të aplikojnë për mbështetje financiare.

Përveç kësaj, është bërë ndryshim i dekretit me të cilin ulet numri i familjeve të bletëve nga 15 familje të bletëve në pesë familjes të bletëve për prodhuesit të cilët kanë kushte të kufizuara të prodhimtarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat