Ristovski: Dëshmia e Aleksandar Vasillevski – Ninxha është e pavërtetë

Maqedonia

Ristovski: Dëshmia e Aleksandar Vasillevski – Ninxha është e pavërtetë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:32
Spiro Ristovski

Ish-ministri Spiro Ristovski, i akuzuar si një nga organizatorët për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend në Gjykatën Penale sot tha se dëshmia e Aleksadnar Vasilevskit – Ninxha për pjesën ku përfshihet ai, është e pavërtetë.

“Bëhet fjalë për dëshmi e pavërtetë nga personi Aleksandar Vasillevski – Ninxha. Atë ditë nuk kam komunikuar dhe as që jam takuar në hapësirat e OBRM-PDUKM-së, siç thotë ai. Në atë periudhë nuk kisha asnjë funksion partiak, nuk kam pasur asnjë kontakt me strukturat e partisë”, tha Rsistovski.

Në protestat “Për Maqedoni të përbashkët”, ai theksoi se personalisht nuk ka marrë pjesë.

“Individë të partisë OBRM-PDUKM, me aq sa di unë i mbështetnin protestat, ndërsa partia si subjekt mendoj se nuk i mbështete. Nga organizatorët e protestave e njoh vetëm Bogdan Ileivskin, edhe me atë shumë rallë jam takuar”, tha Ristovski.

Gjatë ditë së 27 prillit ai tha ka qenë për punë private dhe për një kohë të caktuar ka qenë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Rreth orës 17 shkova në parti në Qendrën për Komunikime, e prita Zemri Qamilin që të shkojmë në vizitë te ish-ministri Abdulaqim Ademi. Në atë periudhë filuan ngjarjet në Kuvend. Gjatë gjithë periudhës isha në parti, situata ishte kaotike. Kishte shumë persona, shumë kryetarë komunash dhe deputetë. Pas mesnatës shtabi i Qendrës për Komunikime ishte i mbushur”, tha Risovski.

Ai shtoi se për atë është e çuditshme se si e kanë ndërlidhur me rastin,

“Përveç se me të akuzuarin Mile Janakieski, me të cilin kam pasur komunikim privat, me të tjerët kam pasur vetëm kontakt zyrtar”, tha ai.

Ndryshe, rastin e udhëheq Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Katerina Kolarovska.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat