Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, janë kapur me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, janë kapur me lëndë narkotike

Më: 29 maj 2021 Në ora: 13:08
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, në raportin ditor ka njoftuar edhe për tre raste, ku ka arrestuar 7 persona pasi janë kapur me drogë.

Rasti i parë ka ndodhur dje, në ora 19:00 në rrugën rajonale Kërçovë-Demir Hisar, ku janë arrestuar dy persona, vozitësi A.M.(40) dhe D.B.(27), të dy nga Manastiri, pasi gjatë vozitjes me veturën “Mercedes” janë kapur me pluhur droge.

Rasti i dytë ka ndodhur në orën 21:15, në Shkup, ku është arrestuar G.K. 29-vjçare nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit është kapur me pluhur droge.

Në Shkup dje ka ndodhur edhe një rast, në orën 15:30 ku janë arrestuar 4 persona të cilët kanë qenë duke vozitur me një veturë. Gjatë bastisje së veturës, janë kapur me marihuanë dhe si pasojë janë arrestuar shoferi M.M.(26), F.A.(31) të dy nga Shkupi, A.S.(25) nga Pehçeva dhe A.S.(25) nga Negotina.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të njëjtëve do të shqiptohet kallëzim adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat