Pranga 15 vajzave në MV, kapen teksa “argëtonin” 35 djem në një hotel, 8 prej tyre shqiptare

Maqedonia

Pranga 15 vajzave në MV, kapen teksa “argëtonin” 35 djem në një hotel, 8 prej tyre shqiptare

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Gjatë natës së mbrëmshme 15 vajza janë kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi kryenin aktivitet të paligjshëm në një hotel në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, ku hoteli ishte në pronësi të A.A 30-vjeç.

Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona të cilët ishin klientë. Si dhe 15 vajza që argëtonin klientët. Mësohet se 8 nga vajzat kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova, një nga Ukraina, ndërsa të tjerat ishin nga Maqedonia e Veriut.

Të gjithë personat në fjalë sipas policisë janë arrestuar dhe ndaj tyre do të shqiptohet kallëzime përkatëse.

Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, ndërkaq ndaj tij, do të bëhet edhe një kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat