Maqedoni: Vazhdime të gjashtë seancave të Kuvendit

Maqedonia

Maqedoni: Vazhdime të gjashtë seancave të Kuvendit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:47
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdimin e gjashtë seancave, atë të seancës së të tretë, të katërt, të gjashtës të shtatës, të tetës dhe të nëntës, në të cilën do të vendosë për raportet për punën e disa institucioneve për vitin 2019.

Ndërkohë në Kuvend seancë do të mbaj edhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri ku do të debatohet rreth amendamenteve të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ligji për shtetësi ishte shkak për bllokimin e Kuvendit, pasi partitë në pushtet nuk pranuan propozimin e opozitës shqiptare. Këta të fundit vendosën të bllokojnë çdo ligj në Kuvend, deri në miratimin e Ligjit për shtetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat