Rregullat aktuale për hyrjen në Greqi janë vazhduar edhe për një javë

Maqedonia

Rregullat aktuale për hyrjen në Greqi janë vazhduar edhe për një javë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:29
Ilustrim

Rregullat për hyrjen në Greqi, të cilat parashikojnë formular të detyrueshëm PLF dhe një nga tre opsionet: certifikat të vaksinimit ose test negativ të PCR-së ose konfirmimi i kalimit të Kovid-19, janë zgjatur për një tjetër javë dhe janë të vlefshme deri më 14 qershor të vitit 2021 dhe Maqedonia e Veriut është akoma në mes vendeve për të cilat ekziston përjashtim nga ndalesa e udhëtimit në Greqi për shtetasit e vendeve të treta.

Vendimi ministror është botuar tashmë në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyn në fuqi nesër në ora 6 të mëngjesit dhe janë vendosur disa ndryshime, të cilat u kumtuan të premten nga zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalas.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat rregulla dhe kufizime që zbatohen për qytetarët grekë zbatohen edhe për turistët e huaj, të tilla si përdorimi i detyrueshëm i maskës si në ambiente të jashtme dhe të brendshme, ndalimi i lëvizjes pas orës 00:30, për shkak të orës policore, mirëmbajtjes së detyrueshme të distancës, etj.

Drejt Maqedonisë së Veriut është i hapur vetëm vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) me orë pune nga 7 deri në ora 23 sipas kohës lokale, pra nga 6 deri në 22 orë sipas kohës sonë.

Në një artikull të veçantë të vendimit ministror përshkruan në detaje parakushtet dhe dokumentet e nevojshme për hyrjen në Greqi.

Të gjithë vizitorët, “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes” kanë dy opsione dhe një mundësi alternative, për sa i përket dokumenteve që duhet të paraqesin, të cilat lidhen me Kovid-19. 

Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund t’i nënshtrohen testeve të shpejta ose PCR, dhe zgjedhja bëhet sipas algoritmit të shëndetësisë.

Në vendimin ministror thuhet se turistët, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi, duhet të respektojnë masat dhe kufizimet që zbatohen në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat