Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni, konfirmohet rasti i parë me llojin indian

Maqedonia

Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni, konfirmohet rasti i parë me llojin indian

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ulet numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19. Gjatë ditës së djeshme u konfirmua vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se javën e kaluar është konfirmuar një rast me llojin indian të coronavirusit, tek një pacient i cili ka ardhur nga Iraku.

Ai është hospitalizuar në një spital privat.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, dje u regjistruan 204 pacientë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 464.

Në spitalet e vendit mjekohen gjithsej 126 pacientë me COVID-19 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë në kovid-qendrat në vend.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, numri i infektimeve të reja është ulur për 29.5%.

Megjithatë, edhe përkundër uljes së numrit të rasteve të reja, dje Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi që ora policore (prej orës 12:00 deri 04:00) të vazhdojë të vlejë deri më 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat