MSHIA Maqedoni: Janë vendosur në (ENER) dy dokumentet për Draft Planin nacional

Maqedonia

MSHIA Maqedoni: Janë vendosur në (ENER) dy dokumentet për Draft Planin nacional

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës njoftoi se tashmë janë vendosur në Regjistrin unik nacional elektronik të rregulloreve (ENER) dy dokumentet për Draft Planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025.

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe të gjithë palët e interesuara që të marrin pjesë dhe të lënë komentet e tyre për Draft Planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025.

“Ne inkurajojmë pjesëmarrje sa më të madhe në këtë proces, sepse vetëm me kontributin e të gjitha palëve të interesit mund të arrihet rezultati i duhur.

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë do të organizojë edhe një debat të hapur në lidhje me këtë çështje, për kohën e zhvillimit të së cilit, publiku do informohet sërish”, thuhet në njoftimin e MSHIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat