Arrestohet një person nga Manastiri

Maqedonia

Arrestohet një person nga Manastiri

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:18
Ilustrim

Më 25.06.2021 në vendkalimin kufitar Dellçevë, oficerët e policisë arrestuan D.D. nga Manastiri sepse gjatë kontrollit të pasaportës u konkludua se ai është në listën e ndaluar për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi nga neni 215 i Kodit Penal.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij “BMW” me targa të Bullgarisë, janë gjetur 56.200 euro pa dëshmi të origjinës, informoi Ministria e Brendshme.

Automjeti dhe paratë iu dorëzuan Administratës Doganore, ndërsa personi është arrestuar.

Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihet akuzë e përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat