Sipas Zaevit, regjistrimi duhet të kryhet në shtator

Maqedonia

Sipas Zaevit, regjistrimi duhet të kryhet në shtator

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 11:27
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është kthyer të flas për regjistrimin e popullatës dhe banesave në vend, duke thënë se i njejti duhet të mbahet.

Është shumë e rëndësishme të bëhet një regjistrim në shtator, tha lideri i LSDM Zoran Zaev në forumin “Më e mira për komunën tonë” në Dibër.

“Ai është një regjistrim i qytetarëve dhe nuk më intereson se sa maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, është populli im, qytetarë të barabartë për të gjithë”, u shpreh Zaev.

Kryeministri theksoi se qeveria ka hapur një plan të ndërhyrjes për investime, i cili është i dimensionuar në të gjithë vendin. Në këtë drejtim ai theksoi se pret edhe ndihmat e BE-së.

Zaev gjithashtu ka folur edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë duke thënë se ata duhet të jenë të qetë se vendi nuk ka pretendime ndaj Bullgarisë si vend fqinj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat