Kryediplomati austriak: Iniciativa B6 që ka nisur Bujari është briliante

Maqedonia

Kryediplomati austriak: Iniciativa B6 që ka nisur Bujari është briliante

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:05
Shallenberg dhe Osmani

Krerët evropianë dhe ata botëror e kanë ngre lartë në piedestal iniciativën e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e quajtur B6. I pari i diplomacisë austriake Alekander Shallenberg e ka thënë shkurt dhe qartë, nisma B6 e Bujar Osmanit është briliante.

“Mua më duhet ta nënvizojë që iniciativa B6 që ka nisur Bujari është briliante, është diçka e madhe, diçka që funksionon. Ne kemi krijuar C5 dhe kjo është diçka që funksionon për shkak se ju krijoni lidhje njerëzore në mes vendimarrësve të këtij rajoni. Dhe ju nuk do të keni nevojë për dikë nga Brukseli apo Uashingtoni që te jetë i ulur në tryezë. Bëhuni që të veproni së bashku, kjo është pronësia juaj, është jeta juaj, është rajoni juaj”, ka theksuar Shallenberg në fjalimin e tij në “Prespa Forum Dialogue”.

Osmani e inicoi nisjen e platformës joformale për bashkëpunim politik- Ballkani 6 (B6), në format të Ministrave për Punë të Jashtme, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjet mes vendeve nga rajoni në fushat e interesit të përbashkët.

“Qëllimi që të vendoset format “B6” format në takimet e Ministrave të përgjegjës për Punët e Jashtme ishte që të jepet kontribut drejt thellimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve mes nesh në fushën e integrimeve evropiane dhe sferat tjera të interesit të përbashkët. Që të mund të shfrytëzojmë përfitimet nga dialogu i përforcuar politik midis BE-së dhe BP-së,  duhet të intensifikojmë koordinimin mes nesh për fushat e interesit të ndërsjellë”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat