Sipas autoriteteve shëndetësore nuk do të ketë masa shtesë në kufi për momentin

Maqedonia

Sipas autoriteteve shëndetësore nuk do të ketë masa shtesë në kufi për momentin

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

“Tani për tani nuk ka paralajmërim për masa kufizuese në kufij. Për masat tona konkrete do të bisedojmë këtë javë në takimin e Komisionit për sëmundje infektive. Ajo që nuk dihet ende, dhe që presim të dalin publikime janë informacionet që na duhen në lidhje me peshën e pasqyrës klinike, gjegjësisht për të parë se si sillet ky virus tek njerëzit që janë ose nuk janë vaksinuar. Prandaj theks vendosim tek vaksinimi. Apelojmë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen për shkak se pas këtij mutacioni mund të vijë një tjetër”.

Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili theksoi se në komision, do të flitet për atë nëse duhet diçka të rekomandohet lidhur me kriteret për hyrje në kufi, edhe pse shohim se në shumë vende të rajonit, përveç asaj që kanë masa kufizuese, si në Greqi për shembull, ka rritje të të infektuarve.

“Do të thotë, duhet të rekomandohen masa që duhet të jenë efektive. Për momentin, situata është e qetë, nuk ka shumë ekzaminime spitalore për pacientët e dyshuar për Kovid-19, kështu që për momentin asnjë masë shtesë kufizuese në lidhje me funksionimin nuk rekomandohet, tha Filipce, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se kredia nga Banka Botërore tërësisht do ta pajisë spitalin “Shën Erasmus” në Ohër, si dhe Qendrën emergjente në Tetovë dhe degën e tij në spitalin në Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat