Asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.749 testime për coronavirus, ndërsa 5 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 3 janë në Tetovë dhe 2 në Shkup.

Nga MSH informojnë se nuk ka pacientë të vdekur, për shkak të coronavirusit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.802, prej të cilëve 150.132 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 korrik) është 183.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat