Kjo është logoja për 30 vjetorin e pavarësisë

Maqedonia

Kjo është logoja për 30 vjetorin e pavarësisë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:17
Logoja

Dielli, emri kushtetues, kodi ndërkombëtar MK dhe numri 30 janë simbolet e bashkuara në bazën e kuqe tradicionale të cilat theksojnë shtetësinë tonë të dizajnit të logos që do të përdoret me rastin e jubile – 30 vjet nga pavarësia shtetit.

Logoja me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë do të zbatohet për të gjitha ngjarjet publike të institucioneve shtetërore në periudhën e ardhshme dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët, si pjesë e vizualizimit të programit për shënimin e 30 vjetorit të referendumit të pavarësisë.

“Dizajni i logos është i frymëzuar nga shtetësia maqedonase, nga dita kur qytetarët vendosën të kenë Republikën e Maqedonisë të pavarur dhe nga gjithçka që sot Maqedonia e Veriut e jona sjell me vete si një shtet demokratik i përcaktuar për paqe, demokraci, bashkëpunim dhe zhvillim”, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski.

Kremtimi i 30 vjetorit të pavarësisë, tha Arsovski, do të jetë me projekte që mund të ndiqen deri në shtator dhe të cilat mbështeten në paketën e pestë të masave, të destinuara për industrinë për organizimin e ngjarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat