Rezoluta për Bullgarinë, Xhaferi nuk e vendosi në rend të ditës

Maqedonia

Rezoluta për Bullgarinë, Xhaferi nuk e vendosi në rend të ditës

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:32
Talat Xhaferi

Rezolutën të cilën e ka parashtruar VMRO-DPMNE për linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, nuk u gjend në seancën e sotme plenare. Edhe pse para fillimit të debatit, këtë e kërkoi partia opozitare, megjithatë Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk e vendosi në rend të ditës.

“Kjo Rezolutë është dokument i mirë, për shkak se do të ketë veprim obligues, në përputhje me vullnetin e deputetëve, ndërsa për Qeverinë do të thotë caktim i kornizave të caktuar për të cilat mund të bisedojë, por me respektimin e linjave të kuqe në të cilat janë të gjithë interesat shtetëror dhe nacional të Republikës së Maqedonisë. Struktura e Rezolutës së parashtruar është koncept pas të cilit partitë politike mund të gjejnë hapësirë minimale për pozita të përbashkëta, për interesat kombëtar dhe shtetëror”, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja.

Por kryeparlamentari thotë se nuk mund të vendosë një propozim në votim nëse materialet për atë propozim nuk u janë dorëzuar deputetëve.

“Rezoluta është pranuar në Kuvend dhe përgatitet që t’u dorëzohet deputetëve. Sipas Rregullores, për shkak të akteve të cilat nuk u janë dorëzuar deputetëve, nuk mund të fillojë procedura në Kuvend. Shpresoj se deri në seancën e ardhshme do të jetë gati i gjithë materiali, kështu që nuk ka arsye ta vendos në votim. Të tilla janë procedurat”, tha Xhaferi.

Rezoluta për rrugën euro-integruese të vendit dhe linjat e kuqe, është dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja ndërsa me të, siç thonë nga partia opozitare, duhet të caktohet korniza e detyrueshme për qeverinë, me kufij të qartë deri ku mund të negociohet me Bullgarinë. Rezolutën në mënyrë deklarative e përkrahën LSDM-ja dhe BDI-ja, megjithatë Zaevi tha se për shumicën parlamentare ajo nuk është e pranueshme për momentin për shkak se në Kuvend nuk është dorëzuar me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat