18 raste të reja me Covid dhe asnjë viktimë

Maqedonia

18 raste të reja me Covid dhe asnjë viktimë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:28
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka realizuar 3,470 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 18 raste të reja me koronavirus.

Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 5 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë.

Ndërkaq numri i përgjithshëm rasteve ka arritur në 155,882 persona, ndërsa 5,487 qytetarë kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat