Ndërron jetë një person pas aksidentit në Manastir

Maqedonia

Ndërron jetë një person pas aksidentit në Manastir

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon dje ka ndodhur një aksident në Manastir, në të cilin ka ndërruar jetë një person.

“Më 15.07.2021 në ora 07:15 në rrugën Manastir-Makovo, në fshatin Logovardi, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Audi” e drejtuar nga M.A.(34) nga Manastiri dhe veturës së tipit “Golf” e drejtuar nga S.M.(50) nga fshati Logovardi, edhe dytë me targa nga Manastiri”.

“Në aksident është lënduar rëndë S.M. dhe rrugës për në spital ka vdekur”, thonë nga MPB.

Në fund shtojnë se është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat