Për shuarjen e zjarrit në rajonin e Dibrës të angazhuar dy helikopterë

Maqedonia

Për shuarjen e zjarrit në rajonin e Dibrës të angazhuar dy helikopterë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm dy helikopterë, të cilët po furnizohen me ujë nga Liqeni i Dibrës, janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit Gorno Melniçani, afër komunës së Qendër Zhupës.

Zjarri, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme.

Sot u riaktivizua pas erës që ka fryer, veçanërisht gjatë natës.

“Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë se 100 persona, nga zjarrfikësja në Dibër dhe Gostivar, pjesëtarë të policisë, njësia speciale e policisë për ndërhyrje të shpejta, si dhe nga dega e “Pyjeve Kombëtare” si punonjës të komunës”, tha Xhetan Miftaroski , komandant i Njësisë Zjarrfikëse të Dibrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat