MPB dje ka angazhuar 539 policë për shuarjen e zjarreve

Maqedonia

MPB dje ka angazhuar 539 policë për shuarjen e zjarreve

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:48
MPB dje ka angazhuar policët për shuarjen e zjarreve

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës dhe natës së kaluar, në periudhën prej orës 07.00 të datës 18.08.2021 deri në orën 07.00 sot (19.08.2021) në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, ka angazhuar 539 policë.

Siç thonë nga MPB policët kanë realizuar 224 patrulla motoçikletash, ndërsa kanë përdorur 166 automjete motorike.

Anëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë janë gjithashtu në terren.

“Ministria e Brendshme apelon që të respektohet rreptësisht ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore, qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve, plehrave, dhe kashtës në fusha, të mos hedhin zjarre të pashuar dhe të mos lënë shishe qelqi apo objekte të tjera që mund të shkaktojnë zjarr. Vigjilenca maksimale dhe sjellja plotësisht e përgjegjshme e secilit individ është e nevojshme”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat